Qindra qytetarë me flamujt kuqezi dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë nisur këtë të premte në orët e para të mëngjesit udhëtimin nga Kosova drejt Tiranës, për t’iu bashkuar protestës që pritet të fillojë në orën 17:00 në Sheshin “Skënderbej”. Tubuesit shprehin mesazhe për drejtësi ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë për akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.