Policia njoftoi arrestimin e dy personave dhe shpalljen në kërkim të 15 të tjerëve për protestën e së shtunës, ku një grup banorësh të Baks-Rrjollit u përplasen me policinë private të angazhuar nga biznesmeni Bashkim Ulaj për të mbrojtur ndërtimin e resortit në tokat që të arrestuarit pretendojnë se po u grabiten. Në të njëjtën deklaratë, policia e Velipojës thotë se të dyshuar për dhunën janë 24 persona. Nga këta, janë arrestuar një 51 dhe një 41 vjeçar, janë shpallur në kërkim 15 të tjerë, ndërsa shtatë persona po procedohen në gjendje të lirë.