11 banorët e Rrjollit të shpallur në kërkim pas përplasjeve në protestën e dhunshme të së shtunës, u vetëdorëzuan në policinë e Shkodrës. Avokati i tyre mbrojtës, Ndue Pjetra thote se të dhunuarit në këtë rast janë banorët dhe se protesta është një e drejtë kushtetuese Ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit, 3 të tjerë janë arrestuar dhe 7 janë proceduar penalisht. Ata po kundërshtojnë ndërtimin e resortit turistik nga ana e biznesmenit Bashkim Ulaj. Sipas tyre, Ulaj u ka vjedhur tokën dhe se projekti është dhënë në kundërshtim me ligjin.