Kryeministri Edi Rama u prit me protesta në Londër. Mbështetës të Partisë Demokratike dhe forcave të tjera opozitare, por jo vetëm, u mblodhën para “Queen Elizabeth Olympic Park”, duke kërkuar largimin e kreut të qeverisë. Protestuesit mbanin flamuj kombëtar në duar, si dhe pankarta me mbishkrime ndryshme. Në videoet e xhiruara prej tyre, protestuesit thanë se shqiptarët po përballen me kushte të vështira dhe se në spitalet e vendit mungojnë ilaçet.