Partia Socialdemokrate protestoi të shtunën kundër Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, pasi kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandër Vucic arritën marrëveshjen nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Kreu i kësaj partie, Dardan Molliqaj, tha se kjo marrëveshje paraqet “një faqe të keqe”, në historinë e Kosovës, teksa akuzoi Qeverinë e kryeministrit Kurti, se është dorëzuar për të krijuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, e cila sipas tij, do t’i jap autonomi komunitetit serb në Kosovë.