Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka vendosur të takohet me një grup përfaqësues të fermerëve të Greqisë, tëcilët prej ditësh po protestojnë duke kërkuar më shumë mbështetje e subvencione. Media greke bën me dije se kryeministri është treguar I hapur të takohet me 10 përfaqësues të fermerëve, tëcilët do të zgjidhen nga vetë këta të fundit.