Partia Demokratike ka thirrur këtë të martë një protestë ndryshe. Opozita nuk do të tubohet këtë herë para Kryeministrisë, apo para Kuvendit siç ka ndodhur në protestat e shkuara, por do të shpërndahet në gjashtë nyje lidhëse kryesore të akseve kombëtare nga veriu në jug të vendit. Protesta është thirrur për të bllokuar Mbikalimin e Kamzës, rrethrrotullimin e Milotit, rrethrrotullimin e Shkozetit në Durrës, atë të Bradasheshit në Elbasan, rrethrrotullimin e Rrogozhinës dhe atë të Levanit në Fier.