Vetëm pak minuta qëndruan protestuesit e opozitës para Kryeministrisë në tubimin e thirrur këtë të diel pa fjalime. Më pas shpërthyen molotovët dhe fishekzjarret në drejtim të godinës së Qeverisë. Policia u kundërpërgjigj menjëherë me gaz lotsjellës dhe topa uji, duke zhvendosur protestuesit në drejtim të bllokut të ministrive dhe një pjesë të tyre drejt drejtorisë vendore të policisë së Tiranës. Molotovët vijuan te godina e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.