Opozita protestoi për më shumë se tre orë përmes bllokimit të akseve rrugore duke shkaktuar kaos në qarkullimin rrugor. Protestuesit u mblodhën rreth orës 17:00 në gjashtë rrethrrotullimet kryesore të akseve nacionale, duke nisur nga Miloti, në Kamëz, Shkozet, Bradashesh, Rrogozhinë dhe Levan. Policia kishte marrë masat duke devijuar qarkullimin e mjeteve në rrugët dytësore. Situata ishte më problematike në Bradashesh, për shkak të mungesës së rrugëve dytësore.