Partia e Lirisë zhvilloi këtë të premte një protestë simbolike para Prokurorisë së Posaçme, ku përsëriti akuzat se ky organ është bërë vegël e Edi Ramës dhe e konsideroi arrestimin e Ilir Metës politik. Protestës i drejtua edhe Ilir Meta përmes një letre të lexuar nga sekretarja për marrëdhëniet me publikun e Partisë së Lirisë.