Ashtu siç kishte paralajmëruar, Partia Demokratike zhvendosi protestën e saj para godinës së Parlamentit Europian në Strasburg. Protesta u përqëndrua në dy drejtime. I pari ishte aksioni simbolik i një grupi prej 30 deputetësh të opozitës me pankarta jashtë godinës, ndërsa aksioni i dytë me përfaqësinë e udhëhequr nga Gazment Bardhi me takime me eurodeputetë dhe drejtues të PE-së.