Sali Berisha iu bashkua fill pas kthimit nga Brukseli protestës së thirrur nga Partia Demokratike në Bulevardin Zogu 1 në Tiranë, ku përfaqësuesit e opozitës dhe mbështetësit e tyre kundërshtuan rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Berisha foli për denoncimin që bëri në Aleancën Globale të së Djathtës. Protesta u shoqërua me nervozizëm mes pjesëmarrësve dhe gazetarëve…