Teksa protestuesit e opozitës janë mbledhur në bulevard për të kërkuar dorëheqjen e tij, Kryeministri Edi Rama shfaqet ndryshe. Kreu i Qeverisë ka postuar në rrjetet sociale një video, në dukje duke ndërtuar një vazo. “Ai momenti kur njëri thotë varja se u pre rruga dhe tjetri thotë jo, sapo u hap një rrugë e re”, shkruan Rama në videon e postuar.