18 protestues janë arrestuar për veprime të dhunshme dhe kundërshtim të punonjësve të policisë, gjatë protestës së 20 shkurtit që u organizua nga Partia Demokratike, ndërsa 28 të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë nga prokuroria e Tiranës. Në mesin e të arrestuarve janë edhe 3 shtetas të mitur, të cilët janë konstatuar nga grupi hetimor se kanë hedhur molotovë dhe sende të forta në drejtim të efektivitëve të policisë dhe në drejtim të institucioneve që po mbroheshin prej tyre.