Protesta e minatorëve në Spaç të Mirditës ka hyrë në ditën e katërmbëdhjetë, ndërsa ende nuk është arritur asnjë marrëveshje mes punëtorëve dhe kompanisë që administron minierën e bakrit. Prej dy javësh, dhjetëra minatorë kanë ndërprerë punën duke kërkuar rritje pagash, përmirësim të kushteve të sigurisë në nëntokë, si dhe njohjen ligjore të sindikatës që ata kanë formuar.