Pas bllokimit të qarkullimit të mjeteve të tonazhit të rëndë në Han të Hotit për shkak të protestës së kamionistëve në Malin e Zi, edhe pikat kufitare në Maqedoninë e Veriut do të bllokohen nga automjete të tonazhit të rëndë, përfshirë edhe ato që lidhen më Shqipërinë. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se nga mesdita e së hënës, do të ketë ndërprerje të qarkullimit të kamionëve gjithashtu në të gjitha pikat e kalimit kufitar me Serbinë, duke përshfshirë edhe ato që lidhen me Kosovën.