Një grup fermerësh dhe blegtorësh protestuan para Ministrisë së Bujqësisë për të kërkuar më shumë mbështetje ndaj tyre. Ata kundërshtojnë skemën e re të qeverisë, sipas të cilës hiqet mbështetja e drejtpërdrejt me naftë dhe fondi në këtë zë shpërndahet në programe të tjera. Blegtorët kërkojnë rritje të subvencioneve për të mbrojtur prodhimin vendas, barazim të TVSH në shitje dhe blerje, formalizim tregu dhe mbështetjen me naftë pa taksa.