Pankartat ironizuese të demokratëve kishin për kryefjalë raportet me Amerikën dhe korrupsionin që sipas selisë blu është shtrirë në të gjitha hallkat e qeverisjes socialiste. Për çështjen McGonigal, demokratët i kthejnë sytë nga drejtësia amerikane, megjithëse kryetari i tyre është tashmë i padëshirueshëm përtej Atlantikut. Po Z.Berisha është shpallur ‘non grata’ nga Amerika.