Kur kanë mbetur 2 ditë nga protesta kombëtare e 20 shkurtit, e thirrur nga Partia Demokratike Rithemelimit dhe e mbështetur nga aleatët në opozitë, Partia Republikane e Fatmir Mediut, ka zhvilluar një takim, ku kërkon pjesëmarrje masive. Sipas numrit një të republikanëve, 20 shkurti është dita e shqiptarëve për të kërkuar të drejtat e tyre.