Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për mbarrëvajtjen e protestës së Partisë Demokratike para Kryeministrisë këtë të hënë. Tubimi është parashikuar qe të zhvillohet nga ora 18 deri në 20 të mbrëmjes. Unifomrat blu njoftojnë se duke filluar nga ora 14:00, nuk do të lejohen të parkohen automjetet në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”. Po ashtu do të ndalohet parkimi duke filluar nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova;