Policia e kryeqytetit ka goditur një rast shfrytëzimi për prostitucion, i cili zhvillohej brenda një qendre masazhesh në Tiranë. Pas informacioneve të marra në rrugë operative, efektivët e policisë, zhvilluan operacionin policor të koduar ‘Camouflage’, ku ra në pranga pronari 29 vjeçar i qendrës së masazheve si dhe u proceduan penalisht dy vajzat që shfrytëzoheshin për prostitucion.