Qeveria e Kosovës ka reaguar ndaj propozimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për draftin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në reagimin e tyre, autoritetet kosovare theksojnë se Asociacioni është një çështje e funksionalitetit të shtetit të Kosovës dhe se qëllimi i Serbisë është krijimi i një "Republike serbe" në Kosovë.