Kur opozita kërkoi në konferencën e kryetarëve të së mërkurës paketën fiskale bashkë me projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, ministri i Financave, Petrit Malaj tha se ndryshimet e propozuara po diskutohen me grupet e interesit dhe me Bashkimin Europian. Ministri saktësoi se paketa fiskale do të depozitohet në Kuvend javën e ardhshme, pa dhënë më shumë detaje mbi përmbajtjen e saj.