Deputetë demokratë mirëpresin krijimin e një federate opozitare nga aleatët. Sipas tyre ky është një hap tjetër për unifikimin e opozitës. Por përballë këtij fakti emri i Lulzim Bashës, i bën ata të ndarë në qëndrime. Teksa deputetët krah Berishës shprehen se Basha ka zgjedhur të jetë përkrah Edi Ramës me qëndrimet e tij, deputetët e Gazment Bardhit theksojnë se krahas debateve me Bashën, nisma është e hapur për çdo opozitar.