Qarqet ekstremiste greke, të lidhura ngushtë me ato serbe, nuk e kanë pritur mirë propozimin e ish-ministres së Jashtme, Dora Bakojanis për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Mediat afër ekstremistëve shkruajnë se propozimi i Bakojanisit, që është edhe motra e kryeministrit grek, Kiriakos Mitsotakis nuk mund të jetë bërë pa dijeninë e këtij të fundit. Këtë qëndrim, ekstremistët e konsiderojnë si tradhti ndaj miqësisë tradicionale me Serbinë dhe hapje diplomatike ndaj faktorit shqiptar në Ballkan dhe një tjetër hap drejt njohjes nga Athina të pavarësisë së Kosovës.