Kosova dhe Serbia duhet të dorëzojnë në Bruksel brenda të premtes propozimet përkatëse se si mund të zgjidhet çështja e përdorimit të dinarit serb. Mbi bazën e këtyre propozimeve, palët do të duhet të diskutojnë javën e ardhshme mbi mundësitë për gjetjen e një formule të përbashkët. Ekspertët janë skeptikë se do të ketë dakordësi, pasi Serbia këmbëngul në shfuqizimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, ndërsa qeveria e Kosovës thotë se vendimi është ekskluzivitet i një institucioni të pavarur për të cilin ajo ka detyrimin që ta zbatojë.