Grupi parlamentar i Partisë Demokratike është pro amnistisë penale, por nëse në draftin e propozuar nga socialistët do të përfshihen tre ndryshime që kërkon opozita. Ndryshimi i parë lidhet me amnistinë ndaj protestuesve. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar që të përjashtohen nga vuajtja e dënimit dhe ndjekja penale të gjithë personat e gjykuar apo hetuar për vepra penale të kryera gjatë grumbullimeve dhe manifestimeve të kryera deri në datën 31 Mars 2024, pavarësisht datës së regjistrimit të tyre.