Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi konfiskimin e pasurive të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, Denis Matoshi alias Eldi Dizdari. Konkretisht trafikantit të njohur të kokainës i është konfiskuar 1 apartament, 1 dyqan, 1 garazh dhe 1 truall, 40 mijë euro si dhe 8.2 mln lekë të përfituara nga shpronësimi i një pasurie, të cilat janë kaluar në favor të shtetit.