Punonjësit e një fasonerie në qytetin e Pogradecit protestuan pasi prej pesë muajsh nuk i janë paguar sigurimet shoqërore dhe ende nuk iu është depozituar paga për muajin gusht. Punonjësit ngrenë shqetësimet se subjekti nuk i ka njoftuar për mbylljen e aktivitetit, çka bie ndesh me Kodin e Punës.