Një skandal me vjedhjen e pronave ka ndodhur në ish bashkinë e Himarës, Jalë, ku një familje ka ngritur shqetësimin se një firmë ndërtimi ka nisur punimet në pronën e tyre, ndërkohë që këtë cështje ata e kanë cuar në gjykatë. Sipas familjes Koco, prej dy vitesh në pronën e tyre ka nisur ndërtimi i një kompleksi godinash, ndërkohë që procedura për fillimin e punimeve është bërë me dokumenta të falsifikuara. Familjari ngren akuza ndaj gjykatësve të cilët, sipas tij kanë marrë vendime të njëanshme pa u konsultuar më parë me pronarët.