Historianët e Kosovës kundërshtojnë vendimin e Qeverisë që urdhëroi agjencinë e kadastrës t’i njohë Manastirit të Deçanit rreth 24 hektarë tokë, sipas një vendimi të mëhershëm të dhënë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Përmes një deklarate, Shkodran Imeraj, kreu i lidhjes së historianëve, ‘Ali Hadri’ e konsideroi një ditë zie për Kosovën.