Në emër të federatës së paqes, autori Muharrem Mezini është dekoruar me titullin 'Ambasador për paqen'. Dekorimi i autorit u bë gjatë promovimit të dy librave të shkruar së fundi prej tij. Libri i parë është një dosier dhe panoramë për rrethin e Kukësit të viteve ‘70-‘90, ndërsa i dyti është një monografi për fshatin e lindjes së autorit.