Ndërhyrja e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm në të paktën tre operacione ngrenë dyshime se me, ose pa qëllim kanë sabotuar punën e SPAK. Burime pohojnë se Prokuroria e Posaçme ka përcjellë jozyrtarisht shqetësime për fazën e parë të operacionit ‘Tempulli’, të ndërmarrë në mes të muajit shtator, ku u arrestuan mbi 10 persona me urdhër të prokurorisë së Elbasanit.