Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e një shtetasit Arnaldo Lleshi, të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar për trafik droge. Sipas Prokurorisë, Arnaldo Lleshi është dënuar në Angli për veprën penale ‘Prodhim, shitje të lëndëve narkotike’ dhe pasuritë e tij nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike. Sipas njoftimit zyrtar pasuritë e tij dyshohen se lidhen e rrjedhin nga veprimtaria kriminale.