Prokuroria e Shkupit njoftoi se e ka nisur një hetim kundër ish-zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi dhe gjykatësit të Gjykatës së Apelit, Enver Bexheti, në lidhje me dyshimet për përfshirje në korrupsion të lartë. Nisja e hetimeve u njoftua pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës i shpallën që të dy ata non grata.