Për disa muaj kryeministri i Kosovës Albin Kurti është thirrur nga Prokuroria Speciale për të dëshmuar në lidhje me rastin e njohur si "Rezervat shtetërore". Megjithatë, ai ka refuzuar vazhdimisht të paraqitet për të dhënë dëshminë e tij. Prokuroria Speciale kërkoi nga Gjykata Themelore në Prishtinë të ndërmarrë veprime për t'i kërkuar Kurtit për t’u paraqitur në Prokurori. Pas kësaj, të premten Kryeministria e Kosovës dërgoi një letër në Gjykatën Themelore, ku kërkonte që intervistimi i Kurtit të zhvillohej në ambjentet e Kryeministrisë, duke paraqitur edhe disa arsye për këtë kërkesë.