Pas gjyqtarëve, edhe prokurorët kanë thirrur një mbledhje të përgjithshme për të diskutuar çështjet e sigurisë fizike dhe mbrojtjes së figurës dhe dinjitetit të magjistratëve. Kërkesa për mbledhje të pazakontë është firmosur nga gjithë trupa e prokurorëve në vend, me përjashtim të prokurorëve të posaçëm të SPAK, dhe i adresohet kryeprokurorit të përgjithshëm, Olsian Çela dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.