Partia Demokratike zyrtare këtë të mërkurë publikoi 2 amendament që do të dorëzohen në Parlament si mbështetje Prokurorinë e Posaçme në luftën kundër korrupsionit. Amendamentet u prezantuan nga sekretari për Reformën Elektorale Rezart Kthupi dhe nga Sekretari për çështjet Ligjore Indrit Sefa, teksa kreu i PD-së zyrtare Lulzim Basha u shpreh se kjo është ajo që duhet bërë për rë mbështetur SPAK.