Krahas demokratëve, projektligji “Për shkencën dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë”, është kundërshtuar edhe nga Rektorët e universiteteve, të cilët e konsiderojnë si një variant të ndryshuar dhe të papranueshëm. Qëndrimi është bërë I ditur nga një letër që Kreu I Konferencës së Rektorëve, Artan Hoxha, I ka nisur Kuvendit të Shqipërisë, ku kërkon pezullimin e procedurave parlamentare.