Ligji për Komisionet Hetimore ndryshon në 14 nene të tij, pas propozimit të deputetes socialiste, Ermonela Felaj. Aktualisht ligji i miratuar që prej vitit 2002, e detyron kuvendin në nenin 5 të tij, që të miratojë ngritjen e komisionit me kërkesë të 35 deputetëve. Ndërkohë sipas ndryshimeve, Kuvendi është i detyruara të miratojë ngritjen e komisionit vetëm kur çështja ka të bëjë me funksionin ligjvënës, objekti i hetimit fokusohet në subjekte konkrete dhe ekzistojnë të dhëna apo indicie të mjaftueshme për ekzistencën e çështjes.