Studentët e mjekësisë janë mbledhur mëngjesin e sotëm përpara universitetit, për të marshuar më pas drejt Parlamentit, për të kundërshtuar projektiligjin e qeverisë. “Studentët e mjekësisë duhet të punojnë në sistemin shëndetësor shqiptar për pesë vite pas përfundimit të studimeve që të pajisen me diplomë.”