Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri grek Mitsotakis i janë bashkuar projektit për ndërtimin e një hekurudhe të shpejtë nga Budapesti në jug të Evropës, duke ‘izoluar’ Kosovën dhe Shqipërinë. Sipas ministrit Goran Vesiç do të ndryshojë jetën e njerëzve në Serbi, duke mundësuar më të lehtë transporti i njerëzve, por mbi të gjitha transporti më i shpejtë i mallrave dhe lidhja e shpejtë e Serbisë me portet e Pireut dhe Selanikut.