Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka dalë në krah të protestës që banorë dhe aktivistë po bëjnë për të ndaluar devijimin e lumit Shushicë. Në një deklaratë për mediat deputetja demokrate shprehet se devijimi i lumit bëhet për të furnizuar me ujë investimet strategjike dhe resorte në Himarë ndërkohë që prek jetën e banorëve të 30 fshatrave.