Një segment prej afro 10 kilometrave për zgjerimin e rrugës nacionale rreth 40 kilometra të gjatë, që lidh kryeqytetin Prishtinë me qytetin e Mitrovicës, pritet të përfundojë në fillim të vitit 2025, tha të enjten ministri i Infrastrukturës i Kosovës, Liburn Aliu. Në një konferencë për shtyp ai tha se Ministria e tij ka nënshkruar kontratë me një kompani për përfundimin e ndërtimit të segmentit përfundimtar të rrugës që nisi të zgjerohej në vitin 2009.