Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se Rusia po synon të gjithë Evropën me agresionin e saj dhe se ndalimi i pushtimit të Ukrainës është thelbësor për sigurinë e të gjitha demokracive. "Kjo është arsyeja pse nuk është vetëm detyrë morale e të gjitha demokracive, të gjitha forcave të Evropës, të mbështesin dëshirën e Ukrainës për paqe. Kjo është, në fakt, një strategji mbrojtjeje për çdo shtet të qytetëruar. Sepse agresioni rus nuk është i kufizuar me ukrainën, nuk ka vetëm ukrainën në shënjestër. Ai nuk synon vetëm shkatërrimin e lirive dhe jetëve tona. I gjithë projekti evropian është një shënjestër për federatën ruse."