Kreu i qeverisë ka publikuar një video nga Sheshi i Flamurit në Vlorë, i cili është rindërtuar. Rama shkruan se po mbyllen detajet e fundit të projektit, ndërsa e cilëson atë si unikal. “Mirëmëngjes, dhe me disa pamje spektakolare të Sheshit të Rilindur të Flamurit, ku po mbyllen detajet e fundit të një tjetër projekti unikal për Vlorën, ju uroj një të diel të bukur”, shkruan kryeministri në Facebook.