Raporti i progresit të Shqipërisë i komisionit europian pritet që të shqyrtohet brenda korrikut në seancë plenare nga parlamenti i BE-së. Raporti kaloi me nota pozitive në maj në komisionin për punët e jashtme të Parlamentit europian, ku eurodeputetët vlerësojnë qëndrimin e palëkundur të klasës politike dhe shoqërisë shqiptare drejt rrugës së integrimit. Me nota pozitive vlerësohet edhe politika e jashtme e Shqipërisë, e përputhur 100 për qind me qëndrimet e Brukselit për çështje të sigurisë globale dhe rajonale.