Albin Kurti është mandatuar për herë të tretë si kryeministër i Kosovës, teksa sfida për të pasur votat e nevojshme, ia lë radhën tanimë asaj për plotësimin e zotimeve të bëra përgjatë fushatës elektorale. Programi i tij është fokusuar kryesisht te rritja e mirëqënies për familjen në Kosovë, duke deklaruar se gjatë mandatit të ri do të rris pagën mesatare në sektorin publik mbi 1 mijë euro, si dhe do të dyfishojë shtesat për fëmijët deri në 90 euro. Gjatë fjalës së tij, Kurti ka nënvizuar se rritja do të vazhdojë në përputhje me rritjen e buxhetit dhe performancën ekonomike.