Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit të programit elektoral nga kryeministri Edi Rama. Kreu I grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi e konsideron si një program pa ide e vision, për shkak se sipas tij Rama ka marrë programin dhe premtimet e Partisë Demokratike, duke iu referuar rritjes së pages minimale e mesatare, minimumit jetik dhe dyfishimit të pensioneve.