Shefi i ri i diplomacisë greke, Giorgos Gerapetritis do të luajë një rol kyç në marrëdhëniet dypalëshe me Shqipërinë dhe sidomos në çështjen më delikate, atë të kufirit detar që pritet të marrë zgjidhje në Gjykatën e Hagës. Pas rezultatit elektoral të 25 qershorit, Mytsotakis caktoi në dikasterin e ministrisë së jashtme, Giorgos Gerapetritis, i cili konsiderohet i besuari i tij. Ai ka studiuar drejtësi në Universitetin e Edinburgut dhe filozofi në Oksford. Ministri i ri i Jashtëm është gjithashtu profesor në Universitetin e Athinës.